fbpx

Afganistan, sulm vetëvrasës në shtëpinë e deputetit

Në një sulm vetëvrasës të kryer në shtëpinë e deputetit të pavarur në Parlamentin e Afganistanit, Zahir Kadir në Xhalalabad, kanë humbur jetën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani, tha se njëri nga sulmuesit kishte aktivizuar mjetin shpërthyes në oborrin e shtëpisë së Kadrit.

Në sulmin e lartpërmendur, dy nga rojet e deputetit kanë mbetur të vrarë, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur. Hogyani tha se sulmuesi i dytë është neutralizuar gjatë tentativës së tij për tu futur brenda shtëpisë.

Zahir Kadir, i cili në kohën e sulmit ndodhej brenda shtëpisë së tij, nuk është lënduar. Akoma askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close