Jeta

Sonte, rëndë kam vendosur të qortohem me, ty, jeta ime e shtrenjtë, mjaft më u fjalosëm, u plagosëm e u vramë duke vrapuar pas jush, tani duhet larë e paguar disa borxhe në mes meje e teje. Sa të kam dashur, jeta ime, më shumë se çdo gjë, sa kam vrapuar pas teje, sa të hovshme kanë qenë hapat e mia ndaj jush, më të hovshme sesa ndaj vajzave të bukura të qytetit tonë. Sa e pa fytyrë e sa e pa besë paske qenë, si munde aq lehtë ta mashtrosh atë që të ka dashur më shumë se vetvetja, atë që të ka ëndërruar si më e mira e dynjasë, më e këndshmja e më e bukura e kësaj bote të mallkuar. E pse, jeta ime e shtrenjtë, m’ke detyruar tët’ dua aq shumë pa hile e me sinqeritet, kur ty ma ke kthyer me të këqija e me gënjeshtra.

Pse para orëve, ditëve, javëve, muajve e viteve më dukeshe që nga larg si diamante, unë një hapë përpara për tët’ kapur, ju dy hapa prapa për t’u larguar, ne dy hapa përpara për tët’ propozuar, ju gjashtë hapa prapa për t’na refuzuar.

Që nga larg na dukeshe e gëzuar dhe e hareshme, që nga afër mashtruese e pikëlluese. Ti, jetë ç’je?, zbulim, dashuri, urrejtje, fjalë, erë, shpirt, energji, gjallëri, dritë, shkëlqim apo trishtim. Pse s’më bëre zog, bletë, milingonë, peshk, kafshë, po më ke bërë njeri të papërgjegjshëm e jo të mençur ndaj teje? Edhe pse, jetë, të duam shumë, ti na kundërvihesh, duke na humbur e lënë prapa fëmijërinë; edhe pse përsëri, jetë, të duam shumë, ti përsëri na kundërvihesh me të keq, duke na humbur e lënë prapa rininë; edhe pse përsëri e përsëri, jetë, të duam shumë, ti përsëri e përsëri na kundërvihesh me të keq, duke na humbur, dhuruar e shtuar vitet, aq sa vitet na i keni palosur një nga një radhazi si paja e një nuseje të vdekura; edhe pse përsëri, përsëri e përsëri, jetë, të duam shumë, ti përsëri, përsëri e përsëri na kundërvihesh me të keq, duke na verbuar, shurdhuar e na pleqëruar përgjithnjë; edhe pse përsëri, përsëri, jetë, të duam e dashurojmë, ti përsëri na kundërvihesh me të keq, me hapa të ngadalshëm e të sigurt duke na çuar drejt vdekjes e zhdukjes së sigurt.

Faleminderit jetë.

*** Pasi vdekja ishte mërzitur nga vetmia, vetvetja, e kishte nevojë për shoqëri, e ftoi jetën për disa çaste për t’ia hekur mërzinë. Jeta sapo dëgjoi zërin e trishtë të vdekjes, që në bisedë të parë nuk e pranoi shoqërinë, duke e refuzuar me këto fjalë. -Ç’faj kam unë se ke mbetur e vetmuar e nuk të do askush, a se shikoni veten sa e urryer je ndaj njerëzve, askush nuk të do, të gjithë ikin nga teje, prandaj dhe unë do ik, largohem, e do shkoj me ata që më duan shumë, nuk ka gjallesë që s’është e dashuruar te mua.

Kur i dëgjoi, vdekja fjalët e jetës, me atë urtësinë mortore ia ktheu: -Po, tamam, më se e vërtetë se të duan njerëzit, po, ama, e di pse të duan?, sepse ti je gënjeshtare e bukur, ua zbukuron mashtrimet njerëzve me shpresa e ymyte. Mua, e di pse nuk më duan, për shkak se jam e vërteta e hidhur, i tha vdekja jetës, ti jetë, e të gjitha ata që të duan , për fat të keq, do vini te mua, iu përgjigj bukur vdekja, jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button