Shekerinska në takim me oficerët e rotacionit të 7-të të ARM-së në misionin “Mbështetja vendimtare”

Gjashtë oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të cilët do të largohen si pjesë e rotacionit të ri, në kuadër të kontingjentit gjerman në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë “Veri” në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan, sot u takuan me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me zëvendësshefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralmajorin Muhamet Racaj.

Ministrja Shekerinska, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim u dëshiroi shumë sukses dhe fat në kryerjen e detyrave dhe shtoi se Maqedonia e analizon mundësinë për angazhim të rritur në këtë mision.

“Pjesëmarrja tuaj në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan për Maqedoninë paraqet benefit të dyfishtë – kjo e tregon vullnetin tonë të fuqishëm që të kontribuojmë në misionet ndërkombëtare paqësore, që e mbështet fuqimisht ambicien tonë për anëtarësim në NATO, por pjesëmarrja do të thotë edhe përvojë e madhe për ARM-në, të cilën ia transmetojnë kolegëve të tyre”, tha Shekerinska.

Gjenerali Racaj, thuhet në kumtesë, i ka porositur oficerët e ARM-së, sikur edhe deri më tani, denjësisht ta prezantojnë Armatën dhe Maqedoninë, të vazhdojnë në mënyrë profesionale t’i kryejnë detyrat e tyre dhe shëndoshë e mirë të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button