Akinixhi kërkon ndryshimin e metodologjisë për negociatat me Qipron

Lideri i turqve qipriotë Mustafa Akinxhi kërkon ndryshimin e metodologjisë për negociatat që zhvillohen me turqit qipriotë nën patronat të KB-së për zgjidhjen e problemit me ishullin e ndarë etnik, që momentalisht janë ndërprerë.

Në takimin në Nikozi me nënkryeministrin turk, i cili është përgjegjës për koordinimin e problemit qipriot Rexhep Akdag, Akinxhi parashtroi pyetje për ndryshimin e metodologjisë në negociatat për Qipron dhe për vendosjen e planit për përfundimin e tyre.

“Është e qartë se procedura negociuese për Qipron pa datë përfundimtare nuk të çon askund. Grekët qipriotë, ne (komuniteti qipriot turk dhe Turqia) dhe KB-ja duhet që të gjejmë mënyrë më efektive dhe metodë më efektive”, theksoi Akinxhi.

Ankaraja para pak kohëve e përkrahu zgjidhjen e problemit qipriot që bazohet në “të drejta të barabarta të ishullit”. Turqia vazhdon që ta përkrahë këtë pozicion, sqaroi lideri i turqve qipriotë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button