Korea Veriore, lansohet raketa që fluturoi përmes pjesëve veriore të Japonisë

Koreja Veriore lançoi raketë e cila kaloi pjesët veriore të Japonisë, para se të rrëzohet në det, kumtoi qeveria japoneze.

Në kumtesë thuhet se nuk ishte bërë tentativë nga ana e forcave japoneze që të rrëzohet raketa koreanoveriore, por kjo ka shkaktuar që të ngrihet alarmi i sigurisë.

Raketa ishte gjuajtur në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës lokale dhe ishte ndarë në tre pjesë para se të rrëzohej.

Të shtunën, nga Koreja Veriore u lançuan tre raketa me rreze të shkurtër, në det, të gjuajtura nga bregu i saj detar.

Në incidentin më të ri raketor, qeveria japoneze e paralajmëroi opinionin vendor për raketën e gjuajtur nga fqinjësia, me rekomandim që njerëzit të jenë maksimalisht të kujdesshëm.

Nuk ka shenja se kjo raketë ka shkaktuar çfarëdo dëme. Kryeministri japonez Shinxo Abe, menjëherë pas incidentit me raketën koreanoveriore, deklaroi se  qeveria bën gjithçka që të mbrohet jeta e njerëzve.

Një përfaqësues i qeverisë deklaroi se stërvitja e fundit raketore në Korenë Veriore dhe raketa e gjuajtur drejt Japonisë është “kërcënim i madh dhe rast pa precedent”.

“Japonia do të ndërmarrë kundër masa si përgjigje e këtij incidenti”, ka thënë përfaqësuesi qeveritar në Tokio, pa theksuar çfarëdo detaje të tjera.

Kryeministri Abe, më vonë, konvokoi seancë të këshillit japonez për siguri kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button