Qeveria do ta rishikojë tenderin për TEC Manastiri që e mori kompania e Sead Koçanit

Qeveria do t’i analizojë dokumentet e të gjitha kompanive që morën pjesë në tenderin e ELEM-it për gërryerjen e qymyrit në kombinat. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev thotë se nëse ka lëshime në procedurë ka gjasa që kompania TRANSMET, mos ta marrë punën në kombinatin Manastiri, edhe pse kishte ofertë më të ultë, prej 44 denarë për gigagjul qymyr të gërryer. Angjushev thotë se po shqyrtohet se si TRANSMET-i ka llogari që për dy herë e gjysmë ta zvogëlojë çmimin e gërryerjes së qymyrit.

Angjushev kërkon që Gjykata dhe Prokuroria të përgjigjen si dhe pse e zhbllokuan llogarinë e TRANSMET-it, kurse pyet pse kryesia e mëparshme e ELEM-it nuk ka dhanë referencë negative për TRANSMET-in, edhe pse, e di që kompania e Koçanit është përfshirë në rastin ”Trust” që e hapi PSP-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button