Kamberi: Serbia manipulon me numrin e shqiptarëve në Bujanoc

Të gjithë qytetarët e Bujanocit që jetojnë në mërgim, tash e tutje mund të regjistrohen nëpërmjet një aplikacioni për regjistrim të diasporës së kësaj komune.

Sipas zyrtarëve komunalë, regjistrimi i mërgimtarëve bëhet për të pasur transparencë si dhe për të mos lejuar manipulimin e qeverisë së Serbisë me numrin e shqiptarëve në komunë të Bujanocit.

“Është numër i madh i qytetarëve të Bujanocit që jetojnë në vendet e Perëndimit por asnjëherë komuna si institucion nuk ka pasur databazë me numrin e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë. Ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe në këtë mënyrë janë krijuar kushte për të manipuluar me numrin nga ana e qeverisë”, ka thënë për televizionin publik, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Sipas tij, mbajtja e lidhjeve me diasporën jep mundësinë e nxitjes së investimeve në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button