fbpx

“Hashtag” mbush 10 vjeç

Ka mbushur plot 10 vjeç një nga simbolet më të famshme të rrjeteve sociale, “hashtagu” i simbolizuar nga një simbol thurjeje. Lindi thuajse rastësisht, ndërsa sot është një nga simbolet më të njohura në botë.
I pari që e përdori, të enjten e 23 gushtit 2007, ishte avokati i San Franciscos, ish-punonjësi i “Uber”-it dhe “Google”, Kris Messina, që donte ta përdorte për të organizuar grupet në “Twitter”, transmeton Top Channel.

Dy vite pas idesë së tij, “Twitter” e adoptoi zyrtarisht dhe që atëherë është bërë thelbësor në shumë platforma si “Facebook”, “Instagram”, “Google +”, etj..

Në vitin 2014, edhe fjalori anglisht i Oksfordit e shtoi “hashtagun” në botimin e tij, me këtë përcaktim: Një fjalë apo një frazë që paraprihet nga një shenjë thurjeje e përdorur në faqet e internetit dhe në aplikacionet e medieve sociale, veçanërisht në “Twitter”, për të identifikuar mesazhet mbi një argument specifik.

Tashmë, çdo ditë në botë ndahen rreth 125 milionë “hashtagë” në “Twitter”. Për të festuar ditëlindjen e 10 të “hashtagut”, “Twitter” ka krijuar edhe një për temën “hashtag 10”, që aktivizon një “e-moji” të personalizuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close