Disa shpërthime në një depo për armë në Azerbajxhan

Gjashtë persona janë lënduar sot pasi në një depo për armë, në bazën ushtarake në Azerbajxhan, ishte përfshirë nga zjarri, pas çfarë pasuan disa shpërthime, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Azerbajxhanit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se gjashtë persona janë lënduar, por nuk saktësoi nëse bëhet fjalë për ushtarë apo civilë.

janë evakuuar banorët e dy fshatrave, Dilezi dhe Shtalçai, të cilat ndodhen në afërsi të incidentit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Autoritetet kumtuan se automjetet zjarrfikëse dhe të ambulancës nuk kanë mundur të afrohen më afër për shkak të shpërthimeve, të cilat në shpërthyer njëra pas tjetrës.

Mediat lokale informojnë dhe se për shkak të incidentit, është mbyllur edhe autostrada që e lidh kryeqendrën Baku me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button