Qeveria e re e Shqipërisë, 50% gra, këta janë ministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re do të ketë  11 ministri dhe 2 ministra shteti. Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra. Detyra e zv/kryeministres i është besuar Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës.

“Pranë meje do të jenë edhe dy ministra shteti, njëri për shqiptarët jashtë kufijve dhe natyrshëm në këtë post është Pandeli Majko dhe Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve është Sonila Qato. Ministria e Jashtme i mbetet sërish Ditmir Bushatit, pasi ka bërë një punë të lavdërueshme, duke materializuar ambicien e qeverisë për një dinamikë të re në politikën e jashtme të Shqipërisë. Bushati duhet të hapë një rrugë të re për diplomacinë e vendit. Fatmir Xhafaj do të drejtoj ministrinë e Brendshme, me respektin për gjithçka që bëri në udhëheqjen e betejës kundër kanabisi. Olta Xhaçka do të marrë përsipër ministrinë e Mbrojtjes. Një grua do të drejtojë dikasterin e drejtësisë dhe ajo është Etilda Gjonaj ”, tha Rama.Ministria e Kulturës nuk do të bashkohet me Sportin dhe Arsimin. Mirela Kumbaro do të jetë sërish personi që do të drejtojë këtë ministri, me argumentin se ndryshimet e nisura duhen më shumë se 4 vjet që të përfundojnë në këtë dikaster të rëndësishëm.

Ja kabinat i qeverisë “Rama 2”

Gramoz Ruçi është emëruar kreu i Kuvendit

Taulant Ballës i është besuar drejtimi i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste

Zëvendëskryeministre do të jetë Senida Mesi, e cila u zgjodh për herë të parë këtë sesion si deputete e Shkodrës.

Ministër i Shtetit për Shqiptarët  Jashtë (diasporën) do të jetë Pandeli Majko, që ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste.

Ministre e Shtetit për Sipërmarrësit- Sonila Qato, e cila deri tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Ministër i Brendshëm-Fatmir Xhafaj, i cili e mbajti këtë poste edhe në tre muajt e fundit të qeverisjes së kaluar.

Ministre e Mbrojtjes- Olta Xhaçka, që në muajt e fundit të qeverisjes së kaluar mbante postin e Ministres së Punës.

Ministre e Drejtësisë- Etlida Gjonaj

Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të bashkohen. Ministër do të jetë Arbën Ahmetaj, i cili në mandatin e kaluar drejtoi fillimisht Ekonominë dhe më pas kaloi tek financat.

Ministër i Jashtëm do të vijojë të mbetet Ditmri Bushati

Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën. Ministër i ri do të jetë Damian Gjiknuri, që deri tani ka drejtuar energjinë.

Ministër i Bujqësisë- Niko Peleshi, ish zëvendëskryeministri në mandatin e kaluar. (gazeta-Shqip.com)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button