fbpx

De Biasi ka një ide interesante për ndeshjen Skënderbeu-Partizani

Gianni de Biasi ka thënë se UEFA është dashur ta shmang këtë takim.

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit do të përballen në kuadër të Grupit B të Europa Leagues. Gianni De Biasi, ish selektori i Shqipërisë, ka thënë se UEFA është dashur ta shmang këtë takim.

Italiani ka qenë në krye të Shqipërisë, me 14 tetor të viti 2015, kur ekipi kuqezi u sulmua nga tifozët serb në stadiumin e Partizanit.

“Jam i surprizuar që do të luajnë bashkë. Mendoja se UEFA do ta kishte evituar një përballje si kjo”, ka deklaruar De Biazi ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Ish-trajneri i Shqipërisë gjithsesi ka vlerësuar me nota pozitive grupin dhe “i ka dhënë” shanse Skënderbeut që të mund të bëjë surprizën.

“Nuk është i keq si grup. Mendoj se Skënderbeu do të përballet me kokën lart dhe mund të bëjë mirë gjatë fazës së grupeve”, tha trajneri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button