Memushaj i jep lamtumirën Pescarës, ja ku do të luajë

Ledian Memushaj i ka dhënë lamtumirë skuadrës së Pescarës. Mesfushori i kombëtares shqiptare i është bashkuar një tjetër klubi italian.

Memushaj ka zgjedhur që për sezonin e ri 2017-2018 të luajë për skuadrën e Beneventos. Sport Italia raporton se marrëveshja është kryer me sukses dhe se ai tashmë është larguar nga Pescara.

Ende nuk është e qartë nëse mesfushori shqiptar është huazuar apo është shitur te Benevento.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button