fbpx

Han: Zona ekonomike rajonale e dobishme, por nuk zëvendëson integrimin në BE

Krijimi i zonës ekonomike rajonale e cila do ta nxisë rritjen ekonomike dhe do të krijojë vende të reja të punës, është prioritet kyç për vendet e rajonit, theksoi eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim të BE-së Johanes Han në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Durrës.
Han ka theksuar se integrimi ekonomik rajonal nuk është dhe nuk duhet të shihet si alternativë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por si plotësim i dobishëm në interes së të gjithëve.

Komisioni Evropian në prag të takimit të kryeministrave në Durrës kumtoi se pret nga gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor të punojë në implementimin e obligimeve të ndërmarra gjatë samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor që u mbajt në korrik në Trieste, ndërsa veçanërisht në Planin aksional për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.
Zona ekonomike rajonale e dakorduar në samitin në Trieste, sipas KE-së, do të sigurojë mundësi të reja për biznesin dhe qytetarët dhe do ta përforcojë rritjen ekonomike, dhe do të prodhojë edhe vende të reja pune.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close