fbpx

Princi saudit në Durrës, mbërrin me jahtin gjigant (Foto)

Është ankoruar në Portin e Durrësit mesditën e së premtes një nga jahtet më luksoze, Kingdom 5KR, që është në pronësi të Princit Alwaleed Bin Talal Alsaud, biznesmen, filantropist saudit dhe anëtar i familjes mbretërore saudite, shkruan Top Channel.

Mësohet se Princi ka qenë në bordin e jahtit dhe do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri, ku mendohet se do të ketë dhe takime të rëndësishme.

Princi Alwaleed Bin Talal Alsaud, sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarë dhe renditet i 45 në listën e më të pasurve në botë.

1503664731jahti-lajmi 1503664838_jahti1 1503664846_jahti2 1503664851_jahti3 1503664883_jahti7

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close