Rasti “Kumanova”, i burgosuri ia vë flakën qelisë ku ka qenë i vendosur

I akuzuari i grupit të Kumanovës Rufki Dogani i ka vënë flakën qelisë ku ka qenë i vendosur në paraburgim në Shutkës. Nga zjarri ka marr lëndime të lehta trupore, njofton Alsat-M. Problemet shëndetësore që i ka pasur Dogani me veshkat për të cilat ka deklaruar edhe në seancat gjyqësore dhe mos marrja e ndihmës së nevojshme për trajtim tek specialistët, ka bërë që Dogani në shenjë proteste të djegë qelinë.

Megjithatë gardianët e burgut kanë arritur ta nxjerrin të akuzuarin nga qelia dhe të shuajnë zjarrin. Për të konfirmuar gjendjen shdnetësore të Doganit, Alsat pyeti edhe në qendrat Klinike në Shkup, por nga asnjë qendër klinike nuk pranuan ta kenë shtruar atë.

Incidentin e konfirmoi edhe drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe thonë se i paraburgosuri Dogani nuk ka marrë lëndime trupore nga zjarri i shkaktuar nga vetë ai.

Të akuzuarit e rastit të Kumanovës në seanca gjyqësore në shumicën e rasteve janë ankuar për keqtrajtime dhe për mos përkujdesje të duhur shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button