fbpx

Një autobus në Rusi rrëshqet në det, së paku 16 të vdekur

Autoritetet e Rusisë thonë se së paku 16 vetë kanë humbur jetën kur një autobus me punëtorë të ndërtimtarisë ka rrëshqitur në det në një rajon jugor, afër Krimesë.

Komiteti Hetues Federal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët.

Një zyrtar në selinë rajonale të Ministrisë së situatave emergjente, tha se 16 vetë kanë mbetur të vdekur dhe 24 të tjerë janë “shpëtuar”.

Në vendin e rënies së autobusit po punojnë zhytësit, ndërsa autobusi është nxjerrë nga deti.

Shkaqet e përplasjes nuk dihen.

Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidhë gadishulln Tamam me Krimenë, rajon i Ukrainës, që është okupuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close