fbpx

Hapet gjykata e parë në internet, me këtë shërbim s’ka më mashtrime

Nëse interneti na vjen në ndihmë për çdo gjë pse të mos shërbejë për të vendosur drejtësi?! Një ide mjaft interesante në kohën kur gjykatësit (flasim gjithnjë për vendin tonë) fizikë janë lehtë të korruptueshëm.

Kina është shteti i parë që ka hapur gjykatën në internet dhe tashmë është realitet. Njerëzit mund t’i drejtohen gjykatës në internet për çdo mosmarrëveshje në çështjet tregtare në internet, të drejtave të autorit dhe të cilësisë së produkteve dhe mallrave që shiten në internet.

Nëpërmjet kësaj gjykate personat mund të regjistrojnë paditë e tyre drejtpërdrejtë në internet.

Gjykata studion më pas çështjen dhe pastaj organizon një audiencë me video-konferencë në internet mes gjyqtarit, paditësit dhe të akuzuarit.

Gjenial ky rakordim mes internetit dhe drejtësisë, pritet zgjerimi masiv në vendet e tjera i kësaj ideje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close