Vuçiq e fton Zaevin të mbajnë seanca të përbashkëta qeveritare

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot e informoi ambasadoren e Maqedonisë Vera Jovanovska Tipko se kryeministrja serbe Ana Bërnabiq do t’i dërgojë ftesë kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare të të dy vendeve deri në fund të vitit në Beograd.

“Të gjithë e konsiderojmë se është e nevojshme që të punojmë me vlerë dhe me përgjegjësi për avancimin e marrëdhënieve tona”, theksoi Vuçiq në fillim të takimit, i pari pasi që Serbia të dielën e tërhoqi të gjithë personelin nga Ambasada në Shkup në konsultime urgjente në Beograd.

Vuçiq dhe Jovanovska Tipko, siç transmeton Tanjugu, biseduan edhe për mbajtjen sa më të shpejtë të Komitetit të përzierë për bashkëpunim ekonomik. Presidenti serb bisedoi me ambasadoren e Maqedonisë edhe për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Si tema për të cilat do të bisedohet në takimet e ardhshme që paraprijnë, do të ishte avancimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat, veçanërisht në ekonomi, turizëm dhe dalja e përbashkët në tregjet e treta. Në takim është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe kulturës dhe mbrojtjen e gjuhëve të pakicës serbe dhe maqedonase në të dy vendet. U konstatua edhe se bashkëpunimi në odat ekonomike të të dy vendeve është shumë i mirë ku tregues është edhe themelimi i Klubit të biznesit të Serbisë dhe të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button