Ministri Nikollovski në forum në Slloveni

Ministri i Bujqësisë Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski, prej sot deri më 26 gusht do të marrë pjesë në “Forumin e 12-të për agro-tregti dhe bashkëpunim ekonomik midis vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës”, që sivjet mbahet në Bërdo afër Kranjës, Slloveni.

Forumi siç njoftojnë nga Ministria dikasteriale është në kuadër të edicionit të 55-të të Panairit për ushqim dhe bujqësi “AGRA FAIR 2017” që mbahet në Radgonën e Epërme, Slloveni.

Si eveniment kryesor që sivjet do ta shënojnë panairin është pikërisht takimi zyrtar në kudër të forumit dhe të iniciativës “16+1” midis vendeve nga Evropa Juglindore dhe Republika Popullore e Kinës.

Në forumin e sivjetshëm, fokusi është vendosur në zhvillimin e mëtejshëm dhe rritjen e tregtisë me produktet bujqësore-ushqimore, me qëllim që të thellohet bashkëpunimi në investigim dhe zhvillim dhe të këmbehen praktika të mira bujqësore në pjesën e zhvillim afatgjatë të  sektorit bujqësor dhe sektorit përpunues.

Në forum, është parashikuar që ministrat të diskutojnë për disa çështje të hapura lidhur me sfidat kryesore për zhvillimin e ardhshëm të tregtisë bujqësore-ushqimore dhe se si iniciativa “16+1” mund të kontribuojë , për përvojat në tregtimin midis vendeve pjesëmarrëse, për sigurimin në ushqim, tejkalimin e barrierave pa tarifa etj.

Në këtë drejtim në takimin ministror fjalim do të ketë edhe ministri i Maqedonisë për Bujqësi, Pyje dhe Ekonomi të Ujërave Lupço Nikollovski

Më 26 gusht, ministri Nikollovski do ta vizitojë Panairin për ushqim dhe bujqësi “AGRA FAIR 2017” në Radgonën e Epërme, Slloveni. Ky është edicioni i 55-të në një prej panaireve më të mëdha dhe më të rëndësishme për ushqim dhe bujqësi në Evropën Qendrore në të cilin pritet që të paraqiten më shumë se 1.700 ekspozues nga 30 vende të botës. Vendi partner në edicionin e sivjetshëm do të jetë Republika Popullor e e Kinës.

Në kuadër të panairit është planifikuar ministri i Bujqësisë pyjeve dhe ekonomisë së ujërave Lupço Nikollovski të realizojë takim me përfaqësuesit e lartë qeveritarë nga vendi nga Evropa Qendroroe dhe Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button