MPB me masa përkatëse për dhunuesin e gazetarëve të NOVA TV-së

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është e vendosur që ta ndalojë praktikën e mëparshme për mosdënim të sulm dhe parandalim të kryerjes së detyrës, njofton Portalb.mk.

Në këtë kontekst, MPB e informon opinionin se SPB Shkup pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve të NOVA-TV-së, e ka konfirmuar identitetin e sulmuesit.

“Bëhet fjalë për A.B. (38) nga Shkupi i cili fillimisht e ka sulmuar njërin gazetar (me sjellje të dhunshme, shtyrje dhe tërheqje duke ia përdredhur dorën), ndërkaq më pas edhe tjetrin gazetar, gjegjësisht kameramanin (me goditje në kamerën me të cilën ka inçizuar), derisa ata kanë qenë në detyrë zyrtare – mbulim të ngjarjes së iniciativës qytetare për mbledhje të nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve për emigrantë”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër personit është dorëzuar padi përkatëse në Prokurorinë Publike të Shkupit, në bazë të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button