fbpx

Anulohet koncerti në Rotterdam, shkak një makinë me bombola

Një koncert roku u anulua në qytetin e Roterdamit, në Holandë, pasi pranë vendit ku do të organizohej ky aktivitet, policia zbuloi një makinë me bombola gazi, transmeton Top Channel.

Me sinjalizimin e policisë spanjolle, u arrestua shoferi i mjetit, me targa të Spanjës. Ai u mor në pyetje, por ende nuk ka detaje që të konfirmojnë se bëhet fjalë për një përpjekje për sulm terrorist.

Gjithsesi ajo që dihet deri tani është se koncerti i grupit amerikan Allah-Las, u anulua për shkak të një kërcënimi terrorist. Njerëzit që kishin ardhur për të ndjekur koncertin u evakuan.

Grupi nga Kalifornia ka marrë shpesh kërcënime nga besimtarë të ofenduar për shkak të përdorimit të fjalës Allah  në emërtimin e bendit muzikor. 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close