Interesante, vogëlushi 3-vjeçar me aftësi për punë si ndërtues (VIDEO)

Një 3-vjeçar mund të quhet si një ndër fëmijët më të aftë, pasi arrin të kryejë punë në ndërtim.

Liam Mates nga Warwick i Anglisë e ka shikuar me vëmendje babanë e tij se si kryente punë të ndryshme në rinovimin e shtëpisë dhe tani po mundohet t’i kryejë vetë.

Veprimet e tij janë të matura dhe me shumë përkushtim, tregojnë se mund të jetë një ndërtues i suksesshëm.

“Mënyra si i vendos profilet mes pllakave dhe si kryen matjen, tregojnë se është i përpiktë dhe ka aftësitë e duhura për këtë punë”, tha babai i tij për Dailymail.

Liam gjithashtu sheh filma të animuar dhe emisione televizive ku mund të kuptojë më tepër se si funksionojnë veprime të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button