fbpx

Çifti Clooney dhuron 1 milion dollarë për luftën kundër urrejtjes

Çifti Amal dhe George Clooney dhuruan 1 milion dollarë për luftën kundër grupeve që përhapin urrejtje, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney deklaruan se Fondacioni “Clooney” dhuron 1 milionë dollarë për institucionin Qendra Ligjore Jugore për të varfërit në SHBA, për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje.

Aktori i njohur theksoi se dëshirojnë materialisht dhe shpirtërisht ta mbështesin betejën për barazi, duke shtuar se “Nuk ekzistojnë dy anë të jotolerancës dhe urrejtjes”.

Fondacioni “Clooney” javën e kaluar dhuroi 2 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë.

Edhe gjigandi i teknologjisë “Apple” njoftoi se javën e kaluar dhuroi mjete në vlerë prej 2 milionë dollarë për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close