Lunaçek i shpreh ngushëllime familjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunaçek, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje.

“Shpreh ngushëllim të sinqertë familjes dhe shoqërisë së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi; do të na mungosh me pikëllim si një pro-europian”, ka shkruar Lunaçek në Twitter.

Me nderime te larta shtetërore, qytetarë nga Mitrovica dhe Kosova, sot pasdite i dhanë lamtumirën e fundit kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi në varrezat e fshatit Shipol.

Më 21 gusht, Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta duke lënë pas gruan dhe vajzën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button