fbpx

SHBA, eklips dhe dasma

Michael dhe Julie nga Oregoni zgjodhën ta kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre pikërisht në kohën kur shteti amerikan u zhyt në errësirë prej eklipsit të parë të plotë të diellit në 99 vjet, transmeton Top Channel.

Shkëmbimi i unazave në hijen e hënës për të dy ata u kthye në një moment magjik.

Gjithsej, 6 çifte u martuan në SHBA në ditën e eklipsit. Miliona vetë në mbarë vendin patën rastin të shikojnë eklipsin e plotë diellor, i pari në gati një shekull që shtrihej nga njëri breg në tjetrin. Eklipsi përfundoi në Karolinën e Jugut. Njerëzit shihnin me habi se si hëna bllokoi plotësisht diellin, duke e kthyer ditën në gati muzg. Bllokimi i plotë i hënës zgjaste rreth 2 minuta në secilin prej vendeve prej nga mund të shihej eklipsi, në korridorin e ngushtë që shtrihej përgjatë gjithë territorit kontinental amerikan, nga Oregoni në Çarleston të Karolinës së Jugut.

Në total, fenomeni i rrallë zgjati rreth 90 minuta në të gjithë vendin. Qytete dhe parqe të shumta në rrugën e tij ishin mbushur plot me njerëz që e pritën ngjarjen me duartrokitje dhe brohoritje.

Eklipsi i fundit nga njëri breg në tjetrin në SHBA ndodhi në vitin 1918.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close