fbpx

Mediat serbe me fushatë kundër Qeverisë së Maqedonisë dhe Zaevit (FOTO)

“Zaev i ka shpallur luftë Serbisë”, “vëllai Zaev thikë pas shpine”, “shërbimet e Maqedonisë i kanë përcjellë dhe i kanë frikësuar diplomatët serb”, “Maqedonia i ka përgjuar diplomatët serb?!”, këto janë disa nga titujt e gazetave të Serbisë gjatë ditës së sotme, pasi mbrëmjen e së dielës diplomatët e Ambasadës serbe në Shkup, janë ftuar për konsultime në Beograd, njofton Protalb.mk.

Mediat serbe sot në fushatë të përbashkët, kanë nxjerrë një sërë tekstesh duke e sulmuar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin e paraqesin, siç thonë ata, përgjegjës për spiunimin e personelit serb të Ambasadës dhe funksionarëve serbë.

Mediat shkruajnë se Maqedonia i ka përgjuar funksionarët e Serbisë me ndihmën e një shërbimi tjetër sekret, në mesin e të cilëve ka qenë i përgjuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç tij, mediat serbe gjithashtu akuzojnë Zaevin se i ka përgjuar të gjithë diplomatët serb.

LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbim të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni

timthumb zaev-srpski-mediumi1

zaev-srpski-mediumi2zaev-srpski-mediumi4 zaev-srpski-mediumi5

danas-830x0

politika-830x0

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close