fbpx

Zjarr i madh në qytetin rus Rostov, digjen 120 ndërtesa, nga të cilat 98 banesore

Njëqind e njëzetë ndërtesa, duke i përfshirë edhe 98 ndërtesa banesore janë përfshirë nga një zjarr i madh në qendrën historike të Rostov-na-Don, në jugperëndim të Rusisë, bëri të ditur agjencia e lajmeve TASS.

Rreth 50 persona gjenden në qendrën për akomodim të përkohshëm, ku edhe më tej po arrijnë persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të pastrehë. Afër 45 personave ju është dhënë ndihmë mjekësore, duke e përfshirë edhe një bashkëpunëtorë të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme dhe nëpunës policorë, të cilën ndihmuan në luftën kundër zjarrit.

Zjarri shpërtheu në një shtëpi prej druri në qendër të Rostov-na-Don me popullatë prej 1,1 milionë njerëz. Zjarri shpejtë është shpërndarë në ndërtesat fqinje, me ndihmën e erës së fuqishme, e cila frynte me shpejtësi prej të paktën 15 metra në sekondë.

Të paktën 1.200 persona, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, e kanë shuar zjarrin, i cili u lokalizua rreth orës 19:00 sipas kohës së Moskës, kur u zgjerua në sipërfaqe prej 10.000 metrave katrorë. TASS thekson se zjarri nuk është shuar tërësisht.

Furnizimi me energji elektrike dhe gaz në zonën e goditur ishte ndërprerë në mënyrë parandaluese, ndërsa 650 njerëz u evakuuan. Kompensim të pakthyeshëm prej 20.000 rubla (1 ruble = 0,14 euro) do t’ju paguhet të gjitha viktimave.

Mediat ruse i citojnë banorët lokalë të cilët pohojnë se zjarri është e mundur qëllimisht të ishte imponuar, sepse sipërmarrësit për patundshmëri dëshirojnë ta marrin tokën në qendër.

Guvernatori rajonal dhe prokuroria premtuan se do t’i analizojnë këto pretendime. Policia ka fituar vepër penale për shkatërrim ose dëmtim të qëllimshëm të pronës së huaj, për të cilën parasheh dënim me burg deri në pesë vjet.

Paraprakisht, organet e rendit deklaruan se arsyeja e mundshme për zjarrin është defekti në një aparat të amvisërisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close