fbpx

Shkëndija rikthen kryesimin e tabelës

Është kompletuar java e dytë e Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, me derbin shqiptar ku në stadiumin e Çairit në Shkup luajtën FC Shkupi dhe KF Shkëndija, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e ekipit tetovar 0:3.  Golat për “kuqezinjtë” i shënuan: Alimi në minutën e 49’, më pas nga pika e bardhë shënoi Besart Ibrahimi 62’ dhe në fund realizoi Radeski 79’.

Me këtë fitore Shkëndija radhitet në pozitën e parë me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe ekipi i Sileksit. Në xhiron e radhës Shkëndija është nikoqire e Akademija Pandev, ndërsa Shkupi do të udhëtojë për në Prilep ku do të takohet me Pobedën. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close