Londër, në heshtje pas 157 vitesh “kambana e orës” Big Ben

“Big Ben”, ora e famshme e Londrës që është e vendosur në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe zilja e së cilës është dëgjuar përtej kryeqytetin britanik për 157 vite, madje edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga dita e sotme ka ndaluar së funksionuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarisht e njohur si Great Bell (Kambana e madhe), zilja e Big Ben-it për herë të fundit u dëgjua në mesditën e të hënës sipas orës lokale, e shoqëruar nga një grup i vogël ligjvënësish të Britanisë së Madhe, që u tubuan jashtë Parlamentit.

Zilja është duke heshtur për të lejuar një program katër vjeçar riparimesh në Kullën Elizabeth të Shtëpisë së Parlamentit. Mirëpo, qeveria tha se zilja “ende mund të bie për ngjarjet e rëndësishme kombëtare si festat e Vitit të Ri dhe E diela e përkujtimit”.

Megjithatë, një ligjvënës i Partisë Konservatore, John Glen, për një gazetë lokale tha se tingulli i ziles së famshme të Londrës duhet të dëgjohet një herë në javë për miliona turistë që vizitojnë çdo vit kryeqytetin britanik.

Kujdestari i orës së Big Ben-it, Steve Jaggs, javën e kaluar tha se, “Big Ben duke reshtur së funksionuari është një arritje domethënëse në këtë projekt të rëndësishëm të ruajtjes”. Ai shtoi se ky program thelbësor i punës do të ruaj orën në një kohë të gjatë, si dhe Kullën Elizabeth.

Tingëllima e Big Ben-it për herë të parë u dëgjua më 11 korrik të vitit 1859.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button