“Shpëtim për Vallandovën”: Në referendum votuan 4.700 qytetarë

Nisma “Shpëtim për Vallandovën” kumtoi se në referendumin ku banorët e Vallandovës u prononcuan nëse janë “pro” apo “kundër” vazhdimit me punë të minierës “Kazandoll” dhe nëse janë “pro” apo “kundër” për hapjen e minierave për materiale të papërpunuara metalike në territorin e komunës, votuan 4.000 qytetarë.

Sipas deri tani të dhënave jozyrtare, nuk është arritur census për jehonë të 51 për qind të qytetarëve, që do të thotë se referendumi nuk është i suksesshëm.

Ata mbrëmë vonë në konferencë për shtyp theksuan se gjatë ditës ka pasur shumë presione nga pushteti lokal, kompania Sardiç dhe Ambasada ukrainase.

“Kjo ngjante në gjithçka, jo vetëm në ditë referendumi të qetë. Në vend që banorët e komunës së Vallandovës në këtë ditë si në çdo vend demokratik të dalin dhe të japin votën e tyre, ata ishin të penguar nga të gjitha anët”, deklaroi Kristijan Baleski, njëri nga nismëtarët e referendumit.

Ai akuzoi dhe se është shkelur heshtja e referendumit me ndarjen e materialeve propaganduese, me reklama në radio Vallandovën dhe me agjitimim nga ana e kundërshtarëve të referendumit dhe nga përfaqësues të një partie politike.

Ai shtoi se para referendumit ka pasur edhe telefonata nga, siç tha, bartës të funksioneve publike, të cilët të punësuarve u janë kanosur me paga më të vogla dhe largime nga puna, ndërsa pensionistëve u kanë thënë se do t’ua ndalin pensionin.

Në referendumin e djeshëm në Vallandovë të drejtë vote kishin 10.141 qytetarë. Që të jetë i suksesshëm, nevojitet që në votim të dalin të paktën 50 për qind plus një nga qytetarët e regjistruar me të drejtë vote.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button