Pas 7 viteve, Ramkovski përkohësisht del nga burgu

Pas thuajse 7 viteve të kaluara në Burgun e Idrizovës, ish pronari i televizionit “A1”, Velija Ramkovski sot ka dalë në liri, njofton Portalb.mk.

Vajza e tij, Lejla Ramkovska, gëzimin e ka shpërndarë në “Facebook”, ku ka publikuar fotografi me babain dhe motrën Emel Ramkovska.

Ai ishte i gjykuar me 13 vjet burg, por ashtu siç mëson jo-zyrtarisht javorja “Fokus”, ai ka marrë pushim të përkohshëm për mjekim, për atë sot është liruar. Kjo do të thotë se pas disa muajve, Ramkovski, përsëri duhet që të kthehet prapa grilave. Por, nëse deri atëherë kalojnë 8.6 vjet, nga momenti kur është arrestuar, atëherë mund të marrë edhe liri të plotë, pasi që i ka mbajtur 2/3 e dënimit, pas së cilës mund të kërkojë liri me kusht.

Përndryshe, ish pronaro i A1, Velija Ramkovski, në procesin “Merimanga” bashkë me 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” u burgosën, për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski fitoi dënim me burg prej 13 viteve, ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg. /Portal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button