Dy persona të armatosur dhe me maska kanë tentuar të futen në Burgun e Idrizovës

Dy persona të maskuar mbrëmë rreth orës 21 kanë gjuajtur në ajër dhe janë përpjekur që të hyjnë në pjesën e grave në Burgun e Idrizovës, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Burgut, Qerim Mahmuti, në një  deklaratë, demantoi se bëhet fjalë për përpjekje për arrati dhe se gjendja në Burg është nën kontroll. Dy personat po kërkohen.

Dy personat janë afruar te pjesa grave të Brugut, sipas paraqitjes së MPB-së, të njëjtit janë afruar dhe kanë filluar të gjuajnë me mjete drejt dritareve. Të burgosurat i kanë njoftuar rojet, të cilët menjëherë kanë intervenuar.

“Është e saktë se ka pasur gjuajtje. Dy persona nga pjesa e prapme e Burgut, nëpërmjet fushave janë përpjekur që të afrohen te pjesa e burgut të grave. Por, rojet menjëherë kanë intervenuar. Dy personat kanë gjuajtur një plumb në ajër dhe askush nuk është lënduar. Pas ngjarjes, kryerësit kanë ikur. Nuk bëhet fjalë për arrati dhe gjendja këtu është e qetë”, deklaroi për MKD drejtori i Idrizovës, Mahmuti.

Ai shtoi se incidenti është paraqitur në MPB dhe hetimi do të tregojë se kush dhe për çfarë me armë është përpjekur që të hyjë në burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button