Nëna e terroristit të sulmit të Barcelonës: Djali të burgoset ose të vdesë!

Nëna e terroristit që dyshohet të ketë qenë në timonin që kreu masakrën në Barcelonë, shtetasit Younes Abouyaaqoub i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

Terroristi vijon të jetë ende në kërkim ndërkohë që shefi i policisë së Katalonjës nuk e përjashton mundësinë që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez.

Dokumentet e siguruara nga “Reuters” tregojnë se veç Abouyaaqoub, lista e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button