fbpx

Zjarri në deponinë e Tetovës është lokalizuar

Zjarri në depninë e egër të Tetovës është lokalizuar, ndërkaq ka vetëm tym që ende vazhdon djegia e disa mbeturinave në intensitet më të vogël, njofton Portalb.mk.

“Detyra jonë ishte që të mos lejojmë që zjarri të shpërndahet dhe të depërtojë në objekte të cilat janë afër deponisë. Kemi dalë me tërë pajisjen që kemi dhe me automjete. Na është bashkangjitur edhe mekanizimi i ndërmarrjes Komunale, ndërkaq ndihmë na është ofruar edhe nga zjarrfikësit e Gostivarit, të ciëlt dërguan dy ekipe”, deklaroi Uka Alimi, komandant i Njësitit Kundër Zjarrit nga Tetova.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, tha se ka indikacioni se zjarri është bërë nga faktori njeri, ndërkaq hetimi është në rrjedhë. Ajo shtoi se procedurat për zgjedhjen e ndërmarrjes e cila do t’i transportojnë mbeturinat nga deponia e egër deri te stacioni për kompresion dhe ngarim është në rrjedhë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close