Një person e humbi jetën në fatkeqësinë në rrugën Prilep-Makedonski Brod

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçarja E.R. nga fshati Desovë e humbi jetën në fatkeqësi të komunikacionit, ku ka qenë bashkëudhëtare.

Siç kumtoi MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 11 në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Mazhuishte. Në fatkeqësinë e komunikacionit, automjeti “Audi A6” me targa të Prilepit, i drejtuar nga A.Z. (35) nga fshati Desovë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtarja E.R. (56) nga fshati Desovë. Shoferi u lëndua rëndë dhe u dërgua në Qendrën mjekësore Prilep.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekip i Stacionit policor Prilep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button