Osmani kërkoi nga Gjermania mbështetje për reformat

Në kuadër të vizitës në Gjermani, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani realizoi takime të ndara me Andreas Gis, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe me Kristof Bajer, nënkryetar i Bordit drejtues të GIZ (Agjencioni gjerman për zhvillim ndërkombëtar).

Në takime, siç thuhet në kumtesën e SÇE-së, zëvendëskryeministri Osmani është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e Gjermanisë për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai në veçanti theksoi iniciativën e “Procesit të Berlinit”, por edhe për mbështetjen e drejtë për drejtë bilaterale të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania.

“Duke e pasur parasysh mbështetjen politike, si dhe financiare dhe mbështetjen zhvillimore të Maqedonisë, Gjermaninë e shohim si vend mik dhe partner shumë të rëndësishëm të vendit tonë për aspiratat europiane dhe euro- atlantike”, ka deklaruar Osmani.

Бујар Османи средби Германија 1

Zëvendëskryeministri Osmani ka njoftuar bashkëbiseduesit me frymën e re politike në Maqedoni, fokusin e Qeverisë së re drejt euro- integrimeve, zbatimin e Planit 3-6-9 etj. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se Procesi i Berlinit paraqet mundësi e shkëlqyer për rritjen e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë që paraqet kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe përfitim të shkëlqyer për qytetarët e rajonit.

Osmani ka theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e plotë të reformave që janë me rëndësi të veçantë për kthimin e vendit në rrugën drejt BE-së, sidomos rreth ndihmës e cila sigurohet përmes IPA fondeve, është që të sigurohet edhe mbështetje e targetuar bilaterale e cila do të kontribuojë në zbatimin e suksesshëm dhe efikas të reformave kyç.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, shtohet në kumtesë, se gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me përfaqësues të lartë të shtetit gjerman, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare me ndikim. Ai në takim ka paraqitur gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq nga përfaqësuesit gjermanë ka kërkuar mbështetje për aspiratat tona evropiane dhe euro- atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button