fbpx

Davçevski: Qyteti i Shkupit përgatitet për t’i dhënë edhe 3,5 milionë euro për Rrotën Panoramike

Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit e kundërshton tentimin e autoriteteve të qytetit të cilën e ndërton NTP Shkup. Këtë sot e deklaroi Dragi Davçevski, koordinator i LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“Në kushte kur buxheti i Qytetit të Shkupit për periudhln prej gjashtë muajt e parë ka realizuar nën 30 për qind me ribalancin rriten mjetet për këtë ndërtim joproduktiv. Kjo bëhet përmes modelit për subvencione të cilat jepen si mjete të NTP Shkup për të a.q. vështirësi në punë, ndërsa në realitet bëhet fjalë për mbulim të shpenzimeve nga ndërtimi i Rrotës Panoramike”, theksoi Davçevski.

Në këtë mënyrë, siç tha, NTP Shkup do të marrë subvencione prej 3,5 milionë euro, jo për sanksionimin e vështirësive në transportin publik, por për Rrotën Panoramike për të cilën kishin propozim të arsyeshëm për stopimin dhe konservimi  e saj.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close