fbpx

Blerje votash: Panov më dha 1.000 denarë në kabinetin e tij, që të votoj për VMRO-DPMNE-në

Pasi që dy herë u anulua gjykimi i kryetarit të Kavadarit, Aleksandar Panov, i akuzuar se ai u ka dhënë para votuesve rom që të votojnë për VMRO-DPMNE-në, sot ai është paraqitur në Gjykatën e Kavadarit, njofton Portalb.mk.

Në seancë është paraqitur edhe dëshmitari Sali Memedov, i cili ka deklaruar se Panov i ka dhënë 1.000 denarë në kabinetin e tij, për të votuar për VMRO-DPMNE-në.

Ai thotë se më 9 dhjetor të vitit 2016, dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, ka marrë informatë se në objektin e Komunës ndahen para. Dhe vetë ka shkuar atje, ka parë se ka njerëz, pastaj ka hyrë te kryetari i Komunës.

“Mi dha paratë dhe më tha se mes vete duhet që të ndihmohemi”, deklaroi Memedov, duke shtuar se ka qenë dëshmitar se si kryetari u ka dhënë para edhe dy personave të tjerë të cilët ai nuk i njeh.

Nga ana tjetër Panov thotë se nuk ndjehet fajtor, dhe se bëhet fjalë për proces të montuar politik. Ai shtoi se shpesh herë u ka ndihmuar me para qytetarët nga xhepi i tij.

Skandali me blerje të votave u bë 2 ditë përpara zgjedhjeve lokale, një numër i madh i romëve janë parë se si hyjnë e dalin nga ndërtesa e Komunës, duke thënë se brenda ndahen para. Rasti është paraqitur në Polici, pas së cilës kanë ardhur zyrtarët policor. Aktgjykimi do të kumtohet të premten në ora 11:00.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close