Sezoni i ri i NBA-së fillon më 17 tetor

Komisari i ligës më të fuqishme botërore të basketbollit – NBA, Adam Silver njoftoi se sezoni 2016/2017 do të fillojë më 17 tetor, tetë ditë më shpejt  në krahasim me sezonin e kaluar.

Në duelet e para të sezonit të ri shikuesit do të mund të ndjekin ndeshjet e finalistëve nga kampionati i kaluar, Klivlend dhe Golden Stejt.

Kampioni Golden Stejt në terren vendor do të luajë në Hjuston, ndërsa Klivlend do ta presë Bostonin.

Duelin e parë midis tyre dy prej pretenduesve më të mëdhenj të trofeut të kampionatit do ta kenë për krishtlindjet katolike (25 dhjetor) kur Golden Stejt do të jetë mikpritës i Klivlendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button