fbpx

“New Rules” e Dua Lipës, numër 1 në Britani

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj të fundit “New Rules”, e cila është pëlqyer mjaft shumë.

Tani, Lipa për Instagramit njofton se “New Rules” – e cila është klikuar mbi 96 milionë herë, është numër 1 në Britani në Top 50 të shërbimit për muzikë online, Spotify.

Gjithashtu, këngëtarja ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen dhe dashurinë po i japin.

“‘New Rules’ është numër 1 në Britani në Spotify. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen! Më vjen mirë që po ju pëlqen! Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close