fbpx

Borxhi i jashtëm i Kosovës bisedohet me Serbinë në Bruksel?

Mediet e Beogradit vazhdojnë të përsërisin shumën që gjoja Serbia e paguan në emër të Kosovës për borxhlinjtë e jashtëm, transmeton Koha.net.

Duke shkruar për këto “borxhe”, “politika” e Beogradit thekson se kjo temë mund të jetë e trajtuar në bisedimet e ardhshme të përfaqësuesve më të lartë të Beogradit e të Prishtinës.

Nga viti 2002 deri më 31 korrik të këtij viti, sipas kësaj gazete, Serbia për Kosovën ka paguar 644.78 milionë euro.

Ajo shton se borxhet e Kosovës do të vazhdojnë të paguhen deri në vitin 2041, ndërsa, ankohet gazeta, Serbia nuk i mbledh fare tatimet në Kosovë.

Gazeta përkujton se borxhi publik i Serbisë në fund të vitit 2017 pritet të jetë 23.89 miliardë euro që është 65.7 për qind e bruto prodhimit ë vendit.

Një vit më parë borxhi ka qenë 24.18 miliardë euro, që ishte 71.9.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close