Për shkak të zjarreve, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Zakintos

Autoritetet greke sot shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Zakintos, ku tanimë katër ditë janë aktivë zjarre të mëdha.

Sipas shërbimit zjarrfikës lokal, në Zakintos janë aktive zjarre në 12 lokacione, por tani për tani ato nuk paraqesin kanosje për vendbanimet dhe objektet hotelierike të ishullit, i cili është destinacion i popullarizuar turistik, transmeton MIA.

Autoritetet lokale njoftuan se në pjesën më të madhe të rasteve zjarret janë shkaktuar qëllimisht.

Ndërkohë, vazhdojnë përpjekjet e zjarrfikësve për ballafaqim me zjarrin e madh që është aktiv në verilindje të Athinës, për shkak të së cilit disa mijë persona në rajon sot ishin të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Sipas mediave greke, zjarri ka shkatërruar dhjetëra shtëpi në një fshat bregdetar në rajonin e Kalamosit.

“U paraqit kaos i vërtetë. Mund të shihen shtëpi në flakë dhe njerëz se si ikin në panik. Zjarri është shumë i madh”, deklaroi një banor lokal.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë mbi 160 zjarrfikës me 68 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë dhe dy aeroplanë “kanaderë”.

Tani për tani nuk ka informata për viktima gjatë zjarrit, por është shkaktuar dëm i madh material.

Për shkak të zjarrit sot autoritetet realizuan edhe evakuim të të pranishmëve në dy kampe të të rinjve në rajonit të Kalamosit.

Arsyet për këtë zjarr tani për tani nuk janë bërë të ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button