VMRO-DPMNE i futi në borxh qytetarët për luks, Qeveria po e rimëkëmbë ekonominë

“VMRO-DPMNE për 11 vite në mënyrë të pakontrollueshme i ka fut në borxh qytetarët, ndërsa paratë nga kreditet e shtrenjta i ka shpenzuar në luksoz, tendera kriminal, përmendore dhe barok të rrejshëm dhe në këtë mënyrë u bë borxhi prej më shumë se 50% nga BPB (Bruto produkti i brendshëm)”, reagojnë nga LSDM.

Sipas tyre, në vend të shkapërderdhjes së tillë të parave të qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, në mënyrë të përgjegjshme menaxhon me paratë e shtetit.

“Me akuza të zbrazëta për gjoja shpenzim të rezervave valutore, VMRO-DPMNE tregon paditurinë themelore të menaxhimit me financa, sepse këtu bëhet fjalë për pagesë të kredive dhe kësteve të ekzistuese për borxhet e vjetra përmes llogarisë së vetme të shtetit. Për shkak të menaxhimit përgjegjshëm të borxheve, borxhi publik i shtetit është zvogëluar sot, për herë të parë pas vitit 2008”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se përmes punës transparente e llogaridhënëse dhe përmes  mbështetjes domethënëse të ekonomisë vendase, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, punon vazhdimisht për sigurimin një standardi kualitativ jetësorë për qytetarët dhe përmirësimin e ekonomisë së shkatërruar.

“Paratë e qytetarëve më nuk shpenzohen për palma, shelg, përmendore dhe rrota panoramike, por për rroga minimale më të larta, për zgjidhjen e problemit me punëtorët e tepërt, për masat për punësim dhe ndihmesën e ndërmarrjeve vendore”, përfundojnë nga LSDM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button