17 mysafirë të vrarë në një sulm në restorant në Burkina Faso

Autoritetet në Burkina Faso kumtuan se 17 persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur në sulmin e xhihadistëve të dyshuar ndaj një restoranti në kryeqytetin Uagadugu, lajmëroi Si-En-En.

Forcat e sigurisë së Burkina Faso kanë vrarë tre nga xhihadistët, por ende ka pengje, të cilët janë të bllokuar brenda në ndërtesë, kumtoi sot në mëngjes ministri i Komunikimeve Remi Danxhinu në televizionin shtetëror.

Ekstremistët e dyshuar mbrëmë vonë rreth orës 21:00, kanë hapur zjarr në restorantin turk “Aziz Stamboll” dhe kanë vrarë 17 persona, ndërsa tetë janë plagosur, treguan rezultatet e para nga hetimi.

“Viktimat janë me kombësi të ndryshme”, kumtoi ministri i cituar nga agjencitë botërore.

Ministri francez i Punëve të Jashtme kumtoi se është në kontakt të vazhduar me autoritetet në Uagadugu dhe se ndjek situatën, duke i këshilluar shtetasit francezë në këtë kryeqytetit afrikan për ta shmangur rajonin e sulmit.

Sipas një përfaqësuesi të policisë, tre ose katër sulmues kanë arritur para restorantit me motoçikleta dhe kanë filluar të shtien me armë në mënyrë të pakontrolluar ndaj turmës së mysafirëve në restorant. Disa orë më vonë ende janë dëgjuar të shtëna intensive.

Sulmi i djeshëm ka ndodhur në më pak se dy vjet pasi terroristët islamikë vranë 30 persona në një restorant, të vizituar nga të huajt, në qendër të Uagadugus, përkujtojnë mediat amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button