fbpx

Lika: MO-ja, rol kyç në demokratizimin dhe integrimin e vendit

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika ka mbajtur fjalim me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai mes tjerash tha se duhet të mos harrojmë se ky proces është me rëndësi jetike për ardhmërinë e përbashkët dhe se Marrëveshja e Ohrit po luan një rol kyç për demokratizimin dhe integrimin e vendit, transmeton Tetova Sot.

Ja fjalimi i tij i plotë:

I nderuar z. Ahmeti, Kryetar i Parlamentit z. Xhaferi… ministra, deputet, Ambasador, Profesor Zaganjori,..Përfaqësues të Bashkësive Fetare…
Zonja dhe zotërinj, të nderuar pjesëmarrës…..

Dëshiroj shkurtimisht t’iu drejtohem ne këtë shënim te 16 vjetorit për të spikatur rëndësinë e bashkëpunimit mes faktorëve përfaqësuese në rrugëtimin tone drejt përparimit te mëtutjeshëm të shoqërisë sonë.

Unë, e di se nuk ka qenë e lehtë që të ulen palët në tavolinë për te arritur një marrëveshje e cila do të harmonizonte dhe gërshetonte interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, por gjate përpjekjeve të shumta dhe me përkrahjen e miqve ndërkombëtar, u bënë kompromiset e nevojshme për të arritur Marrëveshjen e Ohrit si bazë për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Maqedoni dhe rajon dhe për ta çuar vendin përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.

Edhe pse vetë akti i nënshkrimit dhe i hyrjes në fuqi i Marrëveshjes së Ohrit duke u bërë edhe pjesë e Kushtetutës mori mbështetje nga strukturat politike, ajo deri me sot nuk gjeti trajtimin e duhur ne praktike, megjithatë, fryma e saj ka qene një katalizator e cila ne mase te caktuar ka shërbyer te mbaje gjalle shpresën e qytetareve për te mos devijuar ne përcaktimet euro – atlantike. Në strukturat shoqërore dhe politike të shoqërisë dhe shtetit ka vota për dhe kundër por në demokraci parim kryesor është mendimi ndryshe kurse shteti e ka për obligim të vendos prioritete. Besoj se marrëveshjet kur bëhen në emër te qytetareve duhet te kthehen në shërbim te qytetareve dhe jo të shërbejnë si peshore për zgjedhje elektorale.

Maqedonia është ballafaquar me shume sfida në rrugën e saj drejte integrimeve, ka një kohë që ky vend ka trokitur në dyert e BE-se dhe NATO-s, mirë zvarritjet e shumta kane ndikuar qe shtetin ta mbaje para këtyre dyerve, po ashtu edhe ngecja e zgjidhjeve te problemeve ndër fqinjësorë kane qenë problem për të avancuar në këtë drejtim, por kjo qeveri edhe në këtë drejtim ka bërë hapat e para drejt përmirësimit te raporteve dhe vendosjen e shtetit ne rang marrëveshjesh siç ishte ajo me Bullgarinë.

Sot, pas gjithë asaj që kaluam bashkë mund të themi se Marrëveshja e Ohrit shihet dhe perceptohet në një dimension te ri dhe atë jo se ky dokument ka ndryshuar, mirëpo, për shkak se në zgjedhjet e fundit qytetaret na e bënë me dije se duhet të kthehemi pranë gjirit te tij. Sot ka një qasje më objektive dhe partnerët e koalicionit përveç detyrimeve duhet te krenohen me veprat konkrete qe ka marr që në fillim të mandatit për të dhënë sinjale se Maqedonia është e qytetarëve të saj.

Duhet të mos harrojmë se ky proces është me rëndësi jetike për ardhmërinë e përbashkët dhe se Marrëveshja e Ohrit po luan një rol kyç për demokratizimin dhe integrimin e vendit.
Qeveria e tanishme me programin e sajë në politikën e brendshme dhe të jashtme, përfundimisht, pa mëdyshje po tregon se, synojmë vlerat euro-atlantike dhe për këtë arsye, mund të thuhet se vendi ynë tashmë me hapat që po bën është më pranë se kurë më parë.

Ne fund, Qeveria aktuale me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili shpresoj që së shpejti të miratohet edhe nga Parlamenti, dëshmon se jemi duke ecur në rrugën e drejtë për realizimin e reformave dhe demokratizimin e mëtutjeshëm të institucioneve.

Më gëzon fakti që Marrëveshja e Ohrit, përveç se ka dhënë kontribut te jashtëzakonshëm ne organizimin e rendit shtetëror në Maqedoni, ajo është kthyer edhe ne objekt studimi për studiues të ndryshëm. Pas analizës për kohezionin social te bere nga Instituti për Paqe në bashkëpunim me OSBE-ne, se fundmi edhe profesor Milaim Fetai vjen me librin e tij i cili ngërthen në vetvete si një tërësi te gjitha ato qe u thane deri me sot për këtë Marrëveshje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close