Delavi: Është koha që qytetarët e Kosovës të gjejnë zgjidhje, e jo të huajt

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delavi, ka sugjeruar që sa më shpejt që është e mundur të zgjidhet situata e krijuar politike në Kosovë

Delavi ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt.

“Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth 1/3 e deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë kosovarët, jo kompromis që krijohet nga të huajt”, ka thënë Delavi për KTV-në.

Delavi ka shtuar se mesazhi i tij është për të gjitha partitë dhe për asnjërën individualisht, kur është pyetur se si duhet të veprohet meqenëse koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN-i, nuk e ka shumicën parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button