fbpx

Kërkohet 36-vjeçari, dyshohet se nisi zjarrin në mal

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Çorush në Mallakastër.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin L.L banues në lagjen “Bajraktari” të Mallakastrës, ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur dhe janë djegur rreth 10 hektarë shkurre.

“Në datën 11.08.2017, rreth orës 11:45 njoftohemi se në fshatin Çorush, Mallakastër ka rënë zjarr. Menjëherë shkojnë në vendngjarje shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, Polica Bashkiake dhe zjarrfikëset të cilët kanë bërë të mundur vënie nën kontroll të zjarrit. Nga kqyrja e deritanishme dyshohet se janë djegur rreth 10 hektarë shkurre dhe rreth 4200 rrënjë ullinjë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close