Bordi Drejtues i KEMM me kryetar të ri

Bordi Drejtues (BD) i Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) në seancën e djeshme e ka konstatuar njoftimin e Dragan Antonovskit për dorëheqje dhe lirim nga funksioni kryetar dhe anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me nenin 19 të Statutit të Këshillit për Etikë në Media, Bordi Drejtues ka vendosur që funksionin kryetar deri në fund të mandatit deri të BD-së ta kryej anëtarja e deritanishme e këtij trupi, Katerina Sinadinovska”, kumtojnë nga KEMM.

Dragan Antonovski është tërhequr nga BD i KEMM pasi u emëruar drejtor i Agjencisë Informative të Maqedonisë (MIA).

“Si pjesë e themeluesve të KEMM, do të vazhdoj fuqishëm ta përkrah punën e KEMM-it si trup për vetërregullim në mediat dhe personalisht do të merrem që MIA të jetë shërbim i cili do të raportojë në mënyrë etike, profesionale dhe në interes të opinionit”, theksoi Antonovski në njoftimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button