Për zjarrvënie në Shqipëri pason dënim me burg deri në 20 vjet

Ndonëse situata nga zjarret në pyje është alarmante dhe autoritetet kanë dalë në konkluzionin se shumica e tyre janë të qëllimshme, numri i personave të vënë në pranga si përgjegjës, lë për të dëshiruar.

Gjatë muajit korrik, por edhe në ditët e para të gushtit, në Shqipëri në total janë arrestuar për zjarrvënie 17 persona, ndërkohë që gjashtë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Kodi penal është shumë i ashpër ndaj zjarrvënësve. Sipas nenit 206, “Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet ndërsa kur kjo vepër, ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.

Ndërkohë për “Shkatërrimin nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikohet dënim me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button