Francë, arrestohet bujku meqë ndihmoi migrantët

Autoritetet theksojnë se gjatë ditëve të fundit dhjetëra migrantë kanë marrë ndihmë nga Horrou, i cili i ka fshehur në fermën e tij në luginën Roya në Alpe, afër kufirit me Italinë
Bujku francez Cedric Herrou është dënuar për shkak se ka ndihmuar migrantët që ilegalisht të hyjnë në Francë nga Italia, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ankimuese në Aiz-en-Provence, në jug të Francës, të martën Herrou-t i shqiptoi dënim me burg me kusht prej katër muajve.

Autoritetet theksojnë se gjatë ditëve të fundit dhjetëra migrantë kanë marrë ndihmë nga Horrou, i cili i ka fshehur në fermën e tij në luginën Roya në Alpe, afër kufirit me Italinë. Po ashtu u ka ndihmuar që të udhëtojnë nëpër Francë, duke përdorur automjetin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button